Shpërthim në Afganistan, dy të vrarë dhe disa të plagosur
Dy fëmijë janë vrarë dhe të paktën tetë persona të tjerë janë plagosën, pas shpërthimit të dy bombave në qytetin verior të Afganistanit, Mazar-e-Sharif, kanë njoftuar zyrtarët afganë.
Adil Shah Adil, zëdhënësi i shefit të policisë së Provincës Balkh, ka thënë se shpërthimet kanë ndodhur në një rrugë në kryeqytetin krahinor më 14 janar.
Viktimat janë të moshës 14 dhe 10 vjeç.
Të plagosurit përfshinin civilë dhe një anëtar të forcave të sigurisë afgane.
Askush nuk e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin, por talibanët kanë rritur sulmet në Provincën Balkh dhe gjetkë në veriun e Afganistanit javët e fundit.
Në fillim të këtij muaji, një bombë e vendosur në një automjet, shpërtheu në Mazar-e Sharif, duke vrarë një banor lokal dhe plagosur të paktën dy të tjerë, sipas policisë.
Militantët talibanë vazhdojnë të organizojnë sulme, duke synuar forcat afgane dhe amerikane, si dhe zyrtarë qeveritarë.
Incidentet janë duke ndodhur derisa grupi është duke zhvilluar bisedime paqeje me një të dërguar të ShBA-së, i ngarkuar me negociatat për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak në Afganistan.