Shpërthim në bazën ushtarake ruse në Krime, mbyllet autostrada

19 korrik 2023 | 08:41

Sergey Aksyonov, guvernator i Krimesë, i cili u emërua nga Moska, shkroi në Telegram se është planifikuar evakuimi i përkohshëm i rreth dy mijë njerëzve nga rrethi Kirovsky në gadishullin e aneksuar.

Arsyeja e evakuimit është një zjarr që shpërtheu në terrenet e stërvitjes ushtarake, transmeton Telegrafi.

“Është planifikuar një evakuim i përkohshëm i popullsisë nga katër zona të banuara. Në total, bëhet fjalë për rreth 2 000 njerëz”, tha Aksyonov.

Ai konfirmoi se autostrada e afërt Tavrida ishte e mbyllur. Për shkak të zjarrit u formua një ekip krizash.

Më herët, agjencia e lajmeve RBC-Ukrainë raportoi se ka pasur shpërthime në bazat ushtarake.

Ndryshe, rusët njoftuan dje se kanë rrëzuar 28 dronë ukrainas mbi Krime natën nga e hëna në të martë.

Sipas informacioneve nga Ministria ruse e Mbrojtjes, në atë sulm nuk ka pasur viktima apo dëme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacionin…