Shpërthim në Filipine, 37 të vdekur
24 dhjetor 2017
| 13:37
Të paktën 37 persona kanë vdekur nga një shpërthim shkatërrues i zjarrit në një qendër tregtare në Filipine.
Zyrtarët filipinas kanë konfirmuar se shumica e viktimave ishin punëtorë të një qendre thirrjeje (call center).
Zëvendëskryetari i qytetit jugor të Davaos, Paolo Duterte, ka thënë se shansi për të mbijetuar për secilin nga personat e vdekur në qendrën tregtare “NCC” ishte zero.
“Le të lutemi për ta”, ka thënë Duterte, djali më vjetër i presidentit filipinas, Rodrigo Duterte.