Shpërthim në impiantin kimik në Kinë, 47 të vdekur e mbi 600 të lënduar
22 mars 2019
| 10:05
Një shpërthim i fuqishëm në një impiant kimik në lindje të Kinës ka mbytur të paktën 47 vetë dhe kanë mbetur të lënduar më shumë se 600 të tjerë, sipas njoftimeve të medieve vendase të kësaj të premteje, në atë që rezulton të jetë i fundit i një serie aksidentesh fatale industriale që ka irrituar së tepërmi publikun.
Shpërthimi ndodhi të enjten në Parkun industrial Chenjiagang, në qytetin Yancheng të provincës Jiangsu, ndërsa flakët e zjarrit u vunë nën kontroll vetëm në orën 3 të mëngjesit të së premtes (ora 20 e së enjtes me tonën).