Shpërthim në New York, pesë të plagosur
19 korrik 2018
| 20:37
Pesë persona janë plagosur, pas shpërthimit që ka ndodhur sot në New York në një gyp të gazit.
Shpërthimi i gypit ka ndodhur në lagjen Manhatan, poshtë “Fifth Avenue”.
Siç raportojnë mediat amerikane, shpërthimi i tubit shkatërroi një pjesë të asfaltit dhe pastaj u shfaq një re e bardhë në lartësi prej dhjetëra metrave, transmeton kp.
Për shkak të sigurisë janë evakuuar banorët nga 28 ndërtesa për rreth perimetrit të shpërthimit.