Shpërthim në një lokal në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë
02 nëntor 2024
| 21:27
Një shpërthim ka ndodhur sonte një lokal të automjeteve me qira (rent a car) në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rreth orës 19:37.
Zjarri që pasoi shpërthimin dyshohet se u shkaktua nga një skuter elektrik brenda lokalit, i cili filloi të digjej dhe më pas çoi në shpërthimin e xhamave të godinës.
Zjarrfikësit ndërhynë shpejt dhe situata u vu nën kontroll deri në orën 20:00, kur u arrit të shuhej plotësisht zjarri.
Zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Samed Shkodra, ka njoftuar se nuk ka të lënduar nga ky incident.
“Ka pasur një shpërthim, por ajo ka ndodhur prej një skuteri pastaj ka pasur edhe eksplodim të xhamave të atij lokali”, tha Shkodra