Çeki, 13 të vdekur nga shpërthimi në një minierë

21 dhjetor 2018 | 09:25

Zëdhënësi i kompanisë minerare, Ivo Celechovski, ka bërë me dije se ka arritur në 13 numri i të vdekurve nga shpërthimi i metanit në një minierë qymyri në Republikën Çeke, të enjten në mbrëmje.

11 nga të vdekurit janë punëtorë me përkatësi polake ndërsa dy janë çekë, raportojnë mediat çeke.

Dhjetë minatorë tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në minierën pranë qytetit Karvina të Çekisë.

Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki dhe homologu i tij çek, Andrej Babis, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave.

Të dy udhëheqësit pritet të mbërrijnë në minierë të premten.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Eurostat-it, 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në…