Shpërthim në një xhami në Nigeri, 20 të vrarë
01 maj 2018
| 17:59
Të paktën 20 persona janë vrarë të martën në një shpërthim përpara një xhamie në qytetin nigerian Mubi, ka bërë me dije Policia.
Prapa këtij sulmi besohet të fshihet grupi ekstremist “Boko Haram”, raporton “Reuters”.
Një nga shpërthimet ishte brenda në xhami pasi myslimanët po përgatiteshin për namazin e drekës.
“Boko Haram” ka zhvilluar një fushatë dhune për të krijuar një shtet islamik në veri të Nigerisë që nga viti 2009.