Shpërthim në një xhami të Pakistanit, të paktën 32 të vrarë
Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ndodhi në një xhami në qytetin pakistanez të Peshawarit.
Një pjesë e ndërtesës është shkatërruar dhe zyrtarët kanë thënë se njerëzit kanë mbetur nën rrënoja.
Shumica e atyre që vdiqën ishin pjesë e forcave të policisë dhe besohet se ata ishin objektivi i sulmit.
Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se një bombardues i ulur në rreshtin e parë të xhamisë kishte hedhur në erë veten. Asnjë grup nuk e ka pranuar përgjegjësinë e sulmit
Muhammad Ijaz Khan, oficer i policisë së kryeqytetit të Peshawarit, ka thënë për mediat lokale se midis 300 dhe 400 zyrtarë policorë ishin të pranishëm në zonë në kohën e shpërthimit.
Kryeministri Shehbaz Sharif e ka dënuar ashpër atë. Në një deklaratë, Sharif ka thënë se ata që qëndrojnë pas incidentit “nuk kanë asnjë lidhje me Islamin”, raporton “BBC”.
“I gjithë kombi po qëndron i bashkuar kundër kërcënimit të terrorizmit”, ka thënë ai.
Shpërthimi ka ndodhur jatë lutjeve të pasdites në qytetin veriperëndimor pranë kufirit të vendit me Afganistanin.