Shpërthim në objektin e KEDS-it, një i lënduar

25 dhjetor 2021 | 14:00

Një shpërthim ka ndodhur para pak çastesh në zyrat qendrore të KEDS-it në Prishtinë, ku edhe një person është lënduar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, duke treguar se i lënduari është dërguar në spital.

“Ka ndodhur një shpërthim gjatë operimeve. Një punëtor është lënduar gjatë inspektimit. Është njoftuar policia dhe ndihma e shpejtë. Punëtori është jashtë rrezikut për jetë nga të dhënat që i kemi marrë nga spitali”, ka thënë Buzhala për Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i KEDS-it në një konferencë për media ka folur…