Shpërthim në Siri, dhjetëra të vrarë
07 janar 2018
| 22:23
Të paktën tetëmbëdhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një shpërthim që ndodhi të dielën në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Cak i sulmit ishte selia e fraksionit të opozitës në atë qytet, transmeton “Reuters”.