Shpërthim në Veri të Mitrovicës, dëmtohet një automjet dhe disa kamera të sigurisë
Një shpërthim ka ndodhur në Mitrovicën Veriore. Shpërthimi ka ndodhur afër stacionit të Policisë në Veri, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit nga Veriu bëjnë të ditur se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një automjet privat si dhe disa kamera të sigurisë të cilat monitorohen nga Policia.
Sinjali ka kontaktuar edhe autoritetet e rendit për ta konfirmuar informacionin por deri më tani nuk kanë dhënë përgjigje.
Ndryshe, pasditen e djeshme, Agjencia për Informim dhe Privatësi, bashkë me Prokurorinë e Ferizajt kanë larguar kamerat ilegale të cilat regjistronin lëvizjet e qytetarëve në komunat në Veri.
Deri tani, janë larguar18 kamera ilegale që kishin funksionuar deri tash në Shtërpcë.
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka thënë se “Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka. Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”.
Me materialet që janë incizuar nga këto kamera, momentalisht po merret Agjencia për Informim dhe Privatësi.