Shpërthim pranë një stacioni treni në Mynih të Gjermanisë

01 dhjetor 2021 | 15:39

Një shpërthim ka ndodhur afër një stacioni të trenit në qytetin e Mynihut të Gjermanisë, ka thënë policia të mërkurën.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të ndërtimit pranë stacionit Donnersbergerbruecke.

Nuk ka ende ndonjë informacion për ndonjë viktimë, tha policia e Mynihut. Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje.

Shërbimet e trenave janë ndërprerë për momentin. “Nuk ka asnjë rrezik jashtë zonës së afërt”, tha policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donaldi dhe Beatrix po shijojnë një darkë romantike në shtëpinë…