
Shpërthim te një lokal në Tiranë
25 mars 2025
| 08:29
Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë.
Shpërthimi është regjistruar rreth orës 01:15 minuta të 25 marsit ndërsa nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”.