
Shpërthim tek zyrat e Postës së Kosovës në Zveçan
01 prill 2025
| 02:43
Pas mesnate ka ndodhur një shpërthim në zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan. Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga shpërthimi.
“Sipas informacioneve tona, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka të lënduar”.
Policia e Kosovës tashmë ndodhet në terren me disa njësi dhe po heton rastin.