Shpërthim tritoli në një hotel në Theth
12 janar 2025
| 09:55
Një sasi lënde plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Rreth orës 1:30 minuta, një person i cili është kapur edhe në kamera, është afruar në këmbë ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.
Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Biznesi është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta.
Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes se lëndës plasëse.