Shpërthim vdekjeprurës afër një xhamie në Kabul

03 tetor 2021 | 14:45

Një shpërthim jashtë një xhamie në Kabul të Afganistanit ka shkaktuar viktima në mesin e civilëve afganë.

“Një shpërthim tronditës ndodhi në një tubim civilësh pranë hyrjes së Xhamisë Eidgah në Kabul këtë pasdite, për fat të keq duke lënë një numër civilësh të vdekur”, ka shkruar në “Twitter”, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.

Kryesuesi i Departamentit të Shtypit dhe Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Brendshme të Qeverisë së udhëhequr nga talibanët, Sayed Khosty, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, dërguar përmes WhatsApp, se dy persona u vranë dhe dy u plagosën. Khosty tha se tre persona ishin arrestuar në lidhje me sulmin.

Ende është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin dhe ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Populli gjerman sot shënon 31-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë. Me…