Shpërthime në tri kisha në Indonezi
13 maj 2018
| 14:46
Tri eksplodime duke përfshirë një sulm vetëvrasës, në tri kisha të qytetit Surabya të Indonezisë, lanë të vrarë 6 persona dhe të plagosur 53 tjerë, kanë bërë me dije autoritetet indoneziane.
Zëdhënësi i policisë, Frans Barung Mangela, ka thënë për një televizion lokal, se të paktën një nga sulmuesit është vrarë pasi ka hedhur vetën në ajër në njërën nga kishat.
Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin dhe autoritetet janë duke vazhduar hetimet.
Indonezia, me shumicë myslimane, është përfshirë nga sulmet e dhunshme të grupeve të militantëve viteve të fundit. (Rel)