Shpërthime të fuqishme e të shumta afër Donetskut
05 qershor 2022
| 08:18
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se pesë civilë u vranë dhe 20 u plagosën të shtunën si rezultat i shpërthimeve të shumta pranë qytetit Donetsk nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Qyteti mbahet nga Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut, por rrallëherë bombardohet nga forcat ukrainase.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar mbi shpërthimet.
DPR tha në kanalin Telegram se 10 raketa Grad ishin hedhur në lagjen Kirov të qytetit. Selia e Mbrojtjes Territoriale e DPR-së tha se “si rezultat i bombardimeve në Donetsk, numri i të plagosurve u rrit në 10 persona”.