Shpërthimi fatal/ Po zgjohet vullkani që mund të vrasë miliarda njerëz
Qëndrimi në kontinent do të thoshte zero shanse për të mbijetuar dhe shpëtimi në skajin tjetër të botës do të nënkuptonte luftën për copëzat e fundit të ushqimit.
Nëse katastrofat nuk do të ishin të mjaftueshme sa për t’u shqetësuar, libri i botuar së fundmi solli një mundësi tjetër tmerruese përsëri në qendër të vëmendjes publike.
Midis katastrofave të tjera ‘End Times’ nënvizon shpërthimin e super vullkaneve Yellowstone në Shtetet e Bashkuara si një ngjarje që mund të shkatërronte njerëzimin, përcjell Reporteri shkrimin e “Big Think”.
Vullkani i Yellowstone në Wyoming shpërtheu për herë të fundit 640,000 vjet më parë. Askush nuk mund ta dijë me siguri se kur do të shpërthejë përsëri, por disa nga matjet sugjerojnë se kjo mund të ndodhë në çdo kohë.
Bujqësia do të shkatërrohej, rrjetet e energjisë do të prisheshin. Pa rrezet e diellit, pa nxehtësinë dhe pa ushqimin, do të mbretëronte katastrofë në tokë.
Sipas Brian Walsh në librin e tij, një raport i vitit 2015 nga Fondacioni Evropian për rreziqet ekologjike ekstreme përmend atë që mund të jetë “katastrofa më e madhe që nga fillimi i jetës së civilizuar në Tokë”.