Shpërthimi i bombolës në Veternik, policia interviston si të dyshuar pronarin e pompës së derivateve

14 dhjetor 2024 | 01:56

Policia e Kosovës e ka intervistuar si të dyshuar Valon Azizin, pronar i pompës së derivateve “Valoni Petrol”, ku sot si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi u lënduan dy persona.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës online Reporteri.net brenda Policisë së Kosovës.

Dy punëtorët e kësaj kompanie një 52 vjeçar dhe tjetri 23 vjeçar morën lëndime nga shpërthimi i bombolës së gazit që përdorej për ngrohjen e ujit.

Njëri nga të lënduarit ende po trajtohen në QKUK, kurse tjetri është liruar nga spitali dhe më pas është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Për rastin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet…