Shpërthimi i veturës në kufirin mes ShBA-së dhe Kanadasë, raportohet për dy të vdekur
Dy persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një shpërthimi të një veture.
Ngjarja tragjike ndodhi në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë në Ujëvaren e Niagarësm shkruajnë mediat ndërkombëtare përcjell Klankosova.tv
Siç raportohet, shpërthimi ka ndodhur tek ura “Rainbow” tek pjesa amerikane.
Autoritetet si rezultat i kësaj u detyruan t’i mbyllin tri urat që lidhin ShBA-në dhe Kanadanë.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau, tha se “situata ishte serioze”.
Teksa ishte duke folur në parlament, ai deklaroi se duhej të largohej për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin.
Hetimet lidhur me rastin do t’i zhvillojë Byroja Federale e Hetimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo u bë e ditur nga ana e FBI-së, shkruan Associated Press përcjell Klankosova.tv
Sipas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet tym i madh duke dalë afër pikëkalimit kufitar dhe makina që shpërtheu gjendet shumë pranë kufirit.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, dhe guvernatorja e New York janë informuar për këtë ngjarje.