Shpërthimi i vullkanit Fagradalsfjall atraksion për vizitorët
Njerëzit mblidhen për të parë fuqinë shkatërruese të natyrës.
Vullkani Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes të Islandës, i cili shpërtheu pas një sërë tërmetesh të forta që goditën zonën në afërsi të tij për ditë të tëra dhe skena e shkaktuar nga shpërthimi u bë atraksion për vizitorët, raporton Anadolu Agency (AA).
Njerëzit mblidhen në një lartësi pranë vullkanit për të parë fuqinë shkatërruese të natyrës.
Aktiviteti vullkanik zhvillohet në jugperëndim të vendit, 32 kilometra nga kryeqyteti i Islandës, Reykjavik dhe aeroporti Keflavik aty pranë.
Të mërkurën në mëngjes, një tërmet me fuqi 4.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi anën lindore të vullkanit islandez Fagradalsfjall dhe një orë më vonë filloi shpërthimi.
Vendi i shpërthimit ndodhet pranë një fushe të llavës së formuar nga shpërthimet në zonë vitin e kaluar.