
Shpërthimi i zjarreve në bjeshkët e Deçanit, reagon Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimit të zjarreve në bjeshkët e Deçanit.
“Shpërthimi i zjarreve në Bjeshkët e Deçanit, saktësisht në zonën e Kullës së Qelisë, është shqetësues për shkak të përmasave të tij dhe rrezikut që paraqet. Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe falë reagimit të shpejtë të komunës, ekipet e zjarrfikësve dhe shumë qytetarë vullnetarë janë mobilizuar për ta përballuar situatën”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka falënderuar secilin që po kontribuon në këtë betejë me zjarret.
“Apeloj për kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët, sidomos ata që ndodhen pranë zonave të prekura, duke shmangur çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën”, ka shkruar Haradinaj.