Shpërthimi në Hagë, shërbimet emergjente dyshojnë për disa viktima

07 dhjetor 2024 | 14:29

Disa persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi dhe zjarri në një ndërtesë banimi në Hagë. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, raportojnë mediat lokale.

Banorët e rrugës Tarwekamp Street në Hagë u zgjuan nga një shpërthim i fuqishëm të shtunën në mëngjes. Disa raportuan se “shtëpitë e tyre u shkundën”, raporton portali nu.nl.

Incidenti ndodhi rreth orës 6:15 (sipas kohës sonë). Sipas portalit Regio15.nl, ndërtesa trekatëshe u shemb pjesërisht. Disa banesa tjera u dëmtuan.

“Në këtë moment, shërbimet emergjente janë të zëna duke shpëtuar dhe kërkuar për njerëz dhe duke luftuar zjarret”, thanë mediat.

Deri më tani, katër persona janë dërguar në spital, por mund të ketë edhe shumë të tjerë të lënduar. Shërbimet emergjente kanë lëshuar të ashtuquajturin “kod 20”, që do të thotë se presin më shumë se 20 viktima, raporton portali Regio15.nl.

Nuk dihet ende se çka e shkaktoi shpërthimin, apo numri i saktë i personave që kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Pas shpërthimit, u përhap një zjarr, duke shkaktuar tym të madh në zonë.

Për ngjarjen ka reaguar “i tronditur” edhe kryeministri i vendit, Dick Schoof.

“I tronditur nga pamjet e tmerrshme të një apartamenti të shembur në Hagë. Mendimet e mia shkojnë për viktimat, të gjithë të tjerët të përfshirë dhe shërbimet e urgjencës që tani po punojnë në vend”, shkroi Schoof në X.

Ai i ofroi kryebashkiakut të Hagës, Van Zanen “të gjithë ndihmën e nevojshme në emër të kabinetit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas dosjes së hetimit, Antonov, me origjinë nga Tatarstani, u…