“Shpërthimi në Ibër Lepenc mund të ndalë Termocentralin Kosova B dhe Termokosin”

29 nëntor 2024 | 23:12

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit. Por, kjo mund të këtë edhe pasoja më të rënda. Lorik Haxhiu, ekspert i energjisë, tha se dëme mund të ketë edhe kompania e ngrohjes qendrore “Termokosi”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë Mitrovica, Vushtrria dhe disa pjesë të Prishtinës.

“Mobilizim urgjent i krejt strukturave! Nëse nuk sanohet gjendja shpejt, në skenarin më të keq ka me u ndalë TCB (Termocentrali Kosova B, shën.red)), si pasojë vjen ndërprerja e furnizimit nga ‘Termokosi’, dhe furnizimi me ujë në Mitrovicë, Vushtrri dhe për pjesë të Prishtinës”.

“Gjithashtu, mobilizim urgjent për monitorim të gjitha pikave të rrjetit të transmisionit”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të premten mbrëma në fshatin…