Shpërthimi në Termocentralin A, Azemi: Këto avari rrezikojnë jetët e punëtorëve
18 tetor 2024
| 13:40
Visar Azemi, zyrtar i LDK-së, ka komentuar shpërthimin në Termocentralin A të KEK-ut.
Sipas Azemit, qeveria Kurti nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet gjenerues i ri për energji.
Azemi ka vlerësuar se përmes këtyre avarive po rrezikohet jeta e punëtorëve.
“Avaritë në termocentralet tona, të cilat kanë kaluar jetëgjatësinë e tyre të parashikuar, janë të papritura dhe të rrezikshme. Përveç ndërprerjes së prodhimit, këto avari rrezikojnë jetët e punëtorëve, siç u dëshmua me shpërthimin e sotëm në Termocentralin Kosova A”, ka shkruar Azemi në “Facebook”.