Shpërthimi në veri, Kurti: Rrezikojmë të mbetemi pa energji dhe pa ujë nga mëngjesi i së shtunës
30 nëntor 2024
| 00:19
Kryeministri Albin Kurti në një konferencë të vonë mbrëmjen e së premtes, ka deklaruar se dyshojnë se sulmet e fundit kanë ardhur nga Serbia.
“Sonte ishte sulmi më i rëndë, ku me mjete shpërthyese u dëmtua kanali i Iber Lepencit që furnizohen me ujë shumë qytete. Ky është sulm kriminal dhe terrorist që ka synuar të dëmtojë infrastrukturën tonë jetike”.
Kurti ka ftuar qytetarët që të jenë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
“Sulmi është kryer nga njerëz profesionist, që ne dyshojmë se kanë ardhur nga bandat nga Serbia”.