Shpeshtohen monedhat false me vlerë 500 euro në Prishtinë
Dje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë janë arrestuar tre persona, shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit u është gjetur një kartëmonedhë falsifikuar prej 500 eurosh.
Sipas Policisë së Kosovës, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar.
“Sheshi ‘Nëna Terezë’, Prishtinë 18.10.2018-10:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një kartëmonedhë prej 500 (pesëqind) €. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu, policia pas një pune hetimore më 16.10.2018 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë.
Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se në bashkëpunim me të dyshuarit tjerë kanë lëshuar në qarkullim një kartëmonedhë të falsifikuar prej 500 euro.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
/Epoka e re/