Shpëtim Bulliqi jep dorëheqje nga LDK-ja
Pas rizgjedhjes së Mustafës Ish-deputeti i LDK-së, Shpëtim Bulliqi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj partie.
“Kam dhënë dorëheqje. Prej sot më nuk jam pjesë e LDK-së”, ka thënë Bulliqi. Si arsye të dorëheqjes, Bulliqi e ka përmendur një klikë komuniste siç e ka quajtur ai, që ka ardhur në krye të partisë dhe sipas tij po punon vetëm për interesa personale të 3-4 njerëzve. “Arsyet janë zhvillimet që kanë qenë zhvillimet nëpër kuvendet zgjedhore, dhe tash rizgjedhja e klanit në krye të LDK-së, një klan komunist që e ka kapur partinë dhe është duke punuar ekskluzivisht vetëm për interesa të 3-4 njerëzve në krye të LDK-së”, ka thënë ai për “Insjaderi”-in.
Isa Mustafa sot është rizgjedhur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e nëntë zgjedhor, pa kundërkandidatë. Ky do të jetë mandati i tretë për Isa Mustafën në krye të LDK-së.