Shpetim Duro, trajner i ri i FC Suharekës
26 maj 2024
| 17:32
Shpetim Duro është emëruar trajner i ri i FC Suharekës.
Lajmi e ka bërë me dije FC Suhareka në faqen zyrtare në “Facebook”.
“Timonieri nga Shqipëria do drejtoj skuadrën tonë drejt synimeve të rradhës tashmë pjesë e elitës së futbollit kosovar. Duro trajner më shumë eksperiencë ku së fundmi ishte pjesë e FC Struga nga Maqedonia ku vitin e kaluar arriti të shpallej kampion dhe të ishte pjesë e garave europiane, në të kaluarën ka udhëhequr me sukses skuadra si KF Partizani, KF Shkëndija, FC Drita, FC Kukësi e KF Laçi”, ka njoftuar FC Suhareka, që drejohet nga Rrustem Aliaj.
Deri më tani, FC Suhareka ka pasur si trajner Arsim Thaçin.
FC Suhareka sivjet është inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll.