
Shpëtohen 100 emigrantë në Detin Mesdhe
24 qershor 2018
| 18:09
Rojet tregtare të Libisë kanë bërë me dije se kanë shpëtuar rreth 100 emigrantë nga Afrika, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, në brigjet e saj në Detin Mesdhe.
Zëdhënësi i rojeve bregdetare, Ayoub Gassim, ka thënë se anija me të cilin po udhëtonin emigrantët është ndalur të dielën në brigjet e qytetit Zliten.
Ai ka thënë se emigrantëve u është dhënë ndihmë mjekësore dhe ata janë dërguar në bazën detare në Tripoli.
Libia është pikë e rëndësishme e transitit në Evropë për emigrantët që po ikin nga varfëria dhe lufta civile në vendet afrikane.
Kohëve të fundit, me ndihmën e evropianëve, autoritetet libiane kanë rritur përpjekjet për të frenuar kalimin ilegal të emigrantëve për në kontinentin evropian.