Shpëtohen rreth 900 udhëtarë nga treni që u mbulua me ujë në Indi
27 korrik 2019
| 21:07
Rreth 900 vetë u shpëtuan të shtunën nga një tren i bllokuar në ujërat e monsonit në periferi të kryeqytetit financiar të Indisë, Mumbai.
Mediat vendore raportuan se udhëtarët ishin bllokuar në trenin “Mahalaxmi Express” në rajonin Badlapur që nga mbrëmja e së premtes, pasi vërshimi nga uji, i cili ishte shkaktuar nga shiu i pandërprerë, mbulonte gjurmët hekurudhore dhe pjesërisht e kishte zhytur trenin.
Një zyrtar nga Zyra Qendrore e Marrëdhënieve Publike të Hekurudhave tha se të gjithë pasagjerët ishin larguar nga treni.
Zyrtarët nga Forcat Ajrore të Indisë si dhe Forca Kombëtare e Reagimit të Katastrofave dolën për t’i ndihmuar pasagjerët. Reshjet kanë bllokuar trafikun si dhe kanë shkaktuar vonesa edhe në fluturime.