![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/03/28959119_1238264179637094_8576468550972080128_n-1.jpg)
Shpëtohet fëmija 16 muajsh në QKUK, i nxirret fasulja nga mushkëria
10 mars 2018
| 23:30
Drejtori i ORL-së në QKUK, Hajdin Thaçi, ka treguar se sot i është shpëtuar jeta një fëmije 16 muajsh, të cilit i është nxjerrë fasulja nga mushkëria.
“Sot në Kliniken e ORL u shpëtua jeta e fmiut 16 muajsh i cili kishte aspiruar kokrrën e fasules në bronkun e djathtë, veprim ky që kishte bllokuar në tërsi mushkrinë e djathtë”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.