“Shpifës je vet, mos fol kur flasë unë”, Beqa i PDK-së përplaset me deputetët e LV-së (video)

24 maj 2022 | 14:39

Hajdar Beqa i PDK-së dhe Halil Thaçi i LV-së janë përplasur në Komisionin për Financat Publike ku është diskutuar raporti i auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës 2018-2020”.

Beqa e ka vazhduar përplasjen edhe me anëtarët tjerë të LV-së që ishin pjesë e komisionit.

Thaçi i ka thënë Beqës se po shpif në rastin e drejtorit financiar në KEK që është zgjedhë nga qeveria Kurti.

“Ti po shpif. Drejtori dhe kryetari i bordit munden mos me qenë në dijeni, por unë e di që drejtori i auditimit është zgjedhë drejtor në qeverinë e tanishme”, ka thënë Thaçi.

Më pas deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i ka thënë atij se është shpifës dhe të mos flas kur flet ai.

“Shpifës je vet, mos fol kur flasë unë. Zoti deputet mu më vjen mirë edhe gëzohem nëse ia qëllon ndonjëherë. E di që ki qejf me ditë, por është mirë edhe me lexuar, KEK-u ka qenë këtu edhe ka me qenë këtu kur s’jemi ne deputet. Është mirë ku flisni për të kaluarën është mirë me fol me fakte dhe argumente. Të gjithë ata që kanë qenë në menaxhment në të kaluarën në KEK janë të ju sot”, ka thënë Beqa.

Më pastaj, deputeti Beqa e ka vazhduar përplasjen me deputetin tjetër të LV-së, Eman Rrahmani, pasi Rrahmani ka thënë se e dinë të gjithë se çfarë pune ka bërë Beqa kur ka qenë kryeshef i ndërmarrjes “Ibër Lepenci”.

“Hajdari besoj njëherë ia ka tregu vendin qytetari, e ka lënë pa u bë deputet. Herën tjetër subjektin e tij e ka zbrit goxha në përqindje për shkak të punëve të tyre. Ne nuk mundemi me marrë vota për shkak të premtimeve, por për shkak të punës që e bëjmë. Të gjithë e dimë edhe në ndërmarrjen ku ti ke qenë kryeshef  situatën çfarë ka qenë, çfarë ke bërë dhe qysh ke bërë. Kështu që nuk është mirë me hy të paktën ti sepse e dimë edhe kush je edhe qysh ke punuar”, i ka thënë Rrahmani, deputetit të PDK-së.

Pasi e ka marrë fjalën deputeti Beqa, i  ka thënë Rrahmanit se i duhen edhe katër jetë për të kontribuar sa ka kontribuar ai.

“I nderuari deputet për kohën që kam menaxhuar ndihem mirë dhe krenohem për atë punë. Çdo vit r kam rritur performancën. Nuk kam pas shkelje ligjore, nuk i kam pas skandalet që i keni ju, ndërkaq me kontribuar sa kam kontribuar unë ty të duhen edhe nja 4 jetë me i pas, seriozisht e kam”, ka thënë Beqa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka kërkuar ndjesë…