Shpikësi danez dënohet me burgim të përjetshëm
25 prill 2018
| 14:50
Shpikësi danez, Peter Madsen, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall, në nëndetësen e tij.
Prokurorët kanë thënë se Madsen e ka planifikuar vrasjen e 30-vjeçares duke e ngufatur ose duke i prerë fytin.
Mbetjet e saj trupore janë gjetur nga policia daneze më 21 gusht të vitit të kaluar, 11 ditë pasi gazetarja e ka intervistuar Madsenin në bordin e nëndetëses së tij, raporton “Rel”.
Madsen, 47 vjeç, është dënuar të mërkurën në një gjykatë në Kopenhagë.
Ai është shpallur fajtor për vrasje me paramendim dhe sulm seksual.
Madsen e ka pranuar se e ka copëtuar trupin e gazetares dhe se e ka hedhur në det.