Shpiket fotokamera me rreze x, prezantohet në Hamburg
12 gusht 2019
| 12:11
Fotografimi i atomeve, proteinave dhe viruseve me shpejtësi shumë të madhe tani është i mundur.
Në një kongres shkencor në Hamburg, një strukturë kërkimore paraqiti fotokamerën me rreze x.
Bëhet fjalë për një kamera që do të revolucionarizojë mënyrën se si do të studiohen materiet në nivelin atomik dhe molekular.
Zbatimi i këtij detektori unik të imazhit paraqet kulmin e mbi një dekade kërkimesh të kryera nga një konsorcium ndërkombëtar i koordinuar nga “European Xfel”.