Shpiket sistemi i ri për parashikimin e vullkaneve
Shkencëtarët e Zelandës së Re kanë shpikur një sistem të ri alarmi për vullkanet. Kjo shpikje e re, sipas tyre, do të kishte paralajmëruar katastrofën që ndodhi vitin e kaluar në Ishullin e Bardhë.
22 persona kishin vdekur pasi kishte shpërthyer një prej vullkaneve më aktive në vend. Sistemi i ri përdor logaritmet mësuese të makinerive për t’i analizuar informacionet në kohë reale dhe për t’i parashikuar shpërthimet e ardhshme.
Kërkimi është publikuar në gazetën “Nature Communications” javën e kaluar.
Një prej shkencëtarëve të përfshirë në projekt ka thënë se sistemi aktual është shumë i ngadaltë për t’i paralajmëruar njerëzit nëpër ishuj.
“Sistemi aktual mbledh informacione në kohë reale, por mblidhen në një panel e duhet ta kalojnë një proces ekspertimi që zgjat në kohë”, ka thënë Shane Cronin. Kjo mënyrë parashikimi ishte në rregull para 10 vjetësh por, sipas shkencëtarëve, jo tani.