Shpikja e re prezantohet në Ditën Kombëtare të Francës
Një shpikës dhe sipërmarrës francez fluturoi të dielën mbi “Champs Elysee”, me një “flyboard” me motor, nën sytë e Presidentit Emanuel Macron dhe liderëve të tjerë të BE-së.
Ish kampioni në “jet ski”, Frenki Zapata, me një armë në dorë me të cilën donte të tregonte edhe përdorimin e mundshëm ushtarak të shpikjes së tij, u ngjit në qiell në një ekspozim futuristik në paradën e Ditës së Bastisjes.
Ministri Francez i Forcave të Armatosura tha para paradës, se “flyboardi” mund të testohet për lloje të ndryshme përdorimi, përfshirë këtu mundësinë e përdorimit si një platformë logjistike fluturimi apo edhe një platformë sulmi.
Zapata, që e ka krijuar mjetin e tij fillimisht për të fluturuar mbi ujë, thotë se “flyboardi” ka fuqi të ngjitët në lartësi dhe të arrijë një shpejtësi prej 190 km në orë, të paktën për 10 minuta.
Ai po synon të kalojë kanalin anglez për të parën herë, por kjo do të kërkojë një rifurnizim në mes të fluturimit./tch/