Shprehen dyshime për arsyen e dorëheqjes së Armend Mehaj
Është ministri i dytë që vjennga diaspora për të kontribuar në qeverisjen e Albin Kurtit, mirëpo mandatin e përfundon para kohe.
Njëjtë sikurse ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, edhe ai i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqje.
Njoftimi i Mehajt nuk u ka pëlqyer fort atyre që kanë përcjell punën e tij.
Ish-gjenerali Kadri Kastrati, pavarësisht se ka vlerësime për punën e Mehajt, ngrit dyshimet për arsyet e dorëzimit të detyrës para përfundimit të mandatit.
“Një ministër i cili e ka avancuar jashtëzakonisht shumë me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe partnerët tanë të NATO-së në Evropë, një ministër i cili ka punuar në avancimin e bashkëpunimit rajonal që është i nevojshëm për Kosovën, një ministër i cili ka bërë përparim në blerjen e pasijeve, armatimeve mendoj që më paku janë arsyjet familjare, se çfare ka ai e di vet”, ka deklaruar Kadri Kastrati, ish-gjeneral.
Anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Hisen Berisha, largimin e Mehajt nga Ministria e Mbrojtjes e lidh me përjashitmin e FSK-së nga ushtrimi Defender.
“Ngrtija në mënyrë rapide e një anti-amerikanizmi në Kosovë që mendoj se është një ambient i pamundshëm për të funksionuar njerëzit me tipare të patriotizmit dhe atdhedashurisë siç kanë qenë të Mehajt”, ka deklaruar ai.
Paraqitjet e Armend Mahajt ishin të rralla në media, mirëpo këto të fundit në vazhdimësi kanë raportuar që gjatë mandatit të tij janë arritur që të blihen dronët “Bayraktar” nga Turqia.