Shpresë në Itali, në rënie treguesi më i rēndësishëm

05 prill 2020 | 09:29

Një kthesë e fortë dhe domethënëse pozitive në luftën me koronavirusin ka ndodhur dje në Itali. Numri i personave në gjendje të rëndë në trajtim intensiv, ka rënë.

Nga 4068 pacientë në betejë me vdekjen, në 3996. Ky është një sinjal i fortë, që i jep mundësinë sistemit shëndetësor dhe spitaleve atje të marrim frymë.

Shefi i emergjencave civile Borrelli, është shprehur i gëzuar nga këto të dhëna. Po ashtu, numri i viktimave është gjithnjë duke u reduktuar. Kujtojmë se dita më tragjike ishte 27 marsi, me 970 të ndarë nga jeta nga koronavirusi.

Përsëri, megjithë lajmet e mira autoritetet në Itali janë të vendosur ta mbajnë gjendjen e karantinës në mbarë vendin dhe atë të masave të jashtëzakonshme, deri në fillim të muajit Maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrugët e qytetit Guajakil (Guayaquil) në Ekuador janë shkretuar për…