Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale

21 shkurt 2025 | 21:51

Shpresim Uka, ish i dënuar në rastin “Bllaca” ka folur lidhur për marrëdhënien e tij me Nazim Bllacën dhe lidhjet që ky i fundit kishte me shërbimin sekret serb.

Uka tregon se ka njohur Bllacën pasluftës teksa ka shtuar se ky i fundit kishte probleme të mëdha financiare dhe kishte borxhe të shumta.

“Nazim Bllacën e kam njohur pasluftës, në fund të vitit 2002 ose në fillim të vitit 2003. Për herë të parë e kam takuar. Dhe e kam njohur dhe e kam takuar disa herë derisa, ka ikur prej probleme të veta, ka shkuar në Serbia ka qëndruar. Edhe e ka filluar procesin e famshëm. E kam takuar përmes një miku tim, ai në atë kohë ka punuar me të dhe ma ka prezantuar si ushtar të UÇK-së edhe kemi qëndruar disa herë. Por ka qenë person i zhytur në borxhe, probleme… edhe problemet mes nesh kan nis kur ai është munduar t’i bëjë shantazh Fahredin Gashit. Janë mesazhet, e janë ato, që thotë kam… ekzistojnë mesazhe e mesazhe që i thotë. Se ai është larguar prej borxheve dhe ka qëndruar në Seri, dhe prej atje ka bërë presion. Edhe ia kërkuar 400 mijë, 300 mijë e disa shifra pandërprerë. Por, nuk e ka arritur qëllimin. Edhe tani dihet botërisht që Nazim Bllaca ka punuar për UDB-në dhe dihet që është i rekrutuar. Atje e ka bërë skenarin bashke me eprorët e vet. Dhe është kthyer këtu. Edhe kur është kthyer këtu më ka ftuar mua të takohemi. Jemi takuar në një odë diku në fshatin Sankovc.

Arsyeja pse me ka takuar ka qenë që t’i ndihmoj se ka probleme me borxhe e me njerëz. Personave që ia iu ka pas borxhe, akne qenë persona të njohur të mi. Për shembull rasti te Shaban Syla, diku 84 mijë euro borxh. Me ndiku unë tek ai, se Shabani i ka bërë presion të madh për t’i marrë lekët”, ka thënë Uka në Debat Plus.

Disa nga emrat që janë përmendur nga Uka, si ndihmës të Bllacës, janë Adem Sahli, Gani Geci, Ismet Arifi dhe Fatmir Prapashtica. Sipas Ukës, ata kanë qenë dëshmitarë të favorizuar nga EULEX-i.

“Problemi qëndron se ky për të arritur me i krye instruksione e veta është dashur patjetër t’i ndihmoj dikush në Kosovë. Dhe ai shefi i tij Dragolub Stankoviqi, ia ka mundësuar me u taku me njerëz që kanë punuar për të. Me njerëz që ka mund të ketë besim të plotë dhe t’i ndihmoj ta arrij qëllimin. Dhe ata njerëz të ilet këtij i kanë ndihmuar me krejt fuqinë janë: Adem Salihaj, Gani Geci, Ismet Arifi, Fatmir Prapashtica… të gjithë këta kanë qenë dëshmitarë kundër meje në gjyq. Kanë dëshmuar në favor të Nazim Bllacës dhe EULX-it kundër meje. Ata kanë pas instruksion prej lartit”, ka thënë Uka në Debat Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh kandidat për deputet i…