Shpresoj që refuzimi i opozitës për tribunalin të jetë i përkohshëm
25 maj 2019
| 09:23
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka ftuar spektrin politik që të bashkohet rreth themelimit të tribunalit ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo çështje është përgjegjësi e të gjithë përfaqësuesve të popullit.
Gashi ka deklaruar se nuk dëshiron të besojë se në të ardhmen ndonjë subjekt politik shqiptar nuk do ta mbështeste idenë e krijimit të këtij tribunali.
Sipas tij, lobimi i mirë pranë shteteve dhe organizatave ndërkombëtare më me ndikim do të mund të ndihmonte në sensibilizimin e nevojës për ngritjen e një gjykate të tillë.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)