Shpresonin se ky ‘fluturim në kohë’ do t’u jepte dy netë të Vitit të Ri, pasagjerët mbërrijnë në vitin e gabuar
Disa pasagjerë zgjodhën një fluturim të United Airlines duke shpresuar të fluturonin në kohë. Fiks kështu siç e lexoni. Ata shpresonin të arrinin ndërrimin e viteve edhe njëherë.
Fluturimi UA200 fillimisht ishte planifikuar të nisej nga Guam në orën 7:35 të mëngjesit më 1 janar 2024 dhe të ulej në Honolulu, Hawaii në orën 18:50, më 31 dhjetor 2023. Pra një udhëtim në zona kohore të ndryshme për të kthyer pasagjerët një vit prapa.
“Ju jetoni vetëm një herë, por ju mund të festoni natën e Vitit të Ri dy herë!”, shkruante United Airlines në X.
Kjo nuk është një praktikë e re.
Disa fluturime të tilla organizohen çdo vit për t`iu ofruar dy herë mundësinë njerëzve të përjetojnë ndërrimin e viteve, brenda një viti.
Por në UA200 ishin në zhgënjim. Fluturimi u vonua – përfundimisht u nis nga Guam në orën 13:49 më 1 janar dhe mbërritja në Honolulu në orën 12:34 të mëngjesit të 1 janarit bëri ta humbnin numërimin mbrapsht.
Më pas, disa pasagjerë shprehën ankesat e tyre në X.
“Ide e shkëlqyer, shumë keq që u vonua! Unë duhej të isha në këtë fluturim. Viti i ri i dyfishtë nuk ndodhi”, shkroi një person nën postimin origjinal të United Airlines.