Shqetësime për gjendjen shëndetësore të kancelares Merkel (Video)
18 qershor 2019
| 17:11
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka pritur në takim presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelinsky.
Në Berlin ai është pritur me nderime të larta ushtarake.
Gjatë ceremonisë së pritjes e para e ekzekutivit gjerman dha shenja se nuk ndihej mirë.
Në intonimin e himnit asaj i dridhej trupi, por nuk dihej arsyeja pse ndodhte kjo.
Në ndërkohë Angela Merkel ka sqaruar vet pse i dridhej trupi, shkruan “Bild”.
“Që nga ai moment unë i kam pirë tre gota me ujë, dhe siç edhe duket unë kisha nevojë për ujë dhe tani ndihem më mirë” ka thënë Merkeli gjatë konferencës së përbashkët me Zelenskiyn.
https://www.youtube.com/watch?v=1l0qS7XTmls