Shqetësuese: 13 të vdekur nga Covidi në 24 orët e fundit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 persona të prekur nga Covid-19.
Sipas IKShPK-së numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covidi në vendi tonë ka shkuar në 269.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 225 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 9 274 raste nga 38 342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5 190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3815”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)