“Shqetësuese, kryeministri e ka të ndalume me hy në Shtëpinë e Bardhë,”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
26 shtator 2024
| 23:24
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “Pressing” të T7.
Në lidhje me këtë temë, profesori universitar Blerim Latifi i është drejtuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, se a shqetësohet për faktin se Kurti nuk mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.
Latifi ka thënë se ai si qytetar është shumë i shqetësuar për këtë.
“Për mua është shumë shqetësuese si qytetar, që se 4 vite pushtet, kryeministri i vendit tem nuk hynë në Shtëpinë e Bardhë, e ka të mbyllur”.
“Një shtet që nuk shqetësohet për këto punën dhe mendon që ne jemi në rrugë të drejtë, për mua është shumë shqetësuese”, ka thënë Latifi.