Shqetësuese për ekonominë: 13000 biznese u mbyllën për 1 vit në Kosovë

03 tetor 2024 | 18:48

Eksperti i Ekonomisë, Arben Mustafa, ka treguar se brenda një viti, në Kosovë janë shuar mbi 13 mijë biznese.

Koordinatori i Departamentit të Financave në PDK, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në vitin 2023, Kosova kishte 13,302 biznese më pak sesa në vitin 2022.

“Ky fakt shqetësues tregon se Kosova po bëhet çdo ditë e më pak tërheqëse për të bërë biznes. Pra, jo që nuk po arrijmë të tërheqim investime të jashtme, por nuk po arrijmë as ti mbajmë bizneset ekzistuese në Kosovë”, tha Mustafa.

Rënia e numrit të bizneseve, sipas Mustafës, është në të njëjtën linjë me rënien e vazhdueshme të investimeve të sektorit privat dhe përkeqësimin e deficitit tregtar në nivelin më të lartë që kemi pasur ndonjëherë.

“Kosova nuk mund të vazhdojë me këtë trend degradimi, që po reflektohet në përkeqësimin e standardit të jetesës së çdo qytetari”, tha Mustafa.

https://www.facebook.com/share/p/5xKokyt2o6YFsYWE/?mibextid=xfxF2i

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e shpërndarë nga disa kanale pro-ruse në rrjetin…