Shqetësuese: “Viva Fresh” nuk largon nga rafti pijet e gazuara që dyshohet se janë të prishura
Shëndeti i konsumatorëve shpesh here është i rrezikuar për shkak të mungesës së sigurisë në ushqime e pije. Një nga shqetësimet kryesore është edhe mungesa e besimit në institucionet përkatëse për kontroll të marketeve, shkruan Gazeta Sinjali.
Janë të shpeshta rastet ku në dyqanet që merren me veprimtari të shitjes janë gjetur sasi të produkteve me afat të skaduar ose të prishur. Së fundi, një lexues i Sinjalit derisa ka shkuar për të blerë në dyqanin “Viva Fresh” në kryeqytet, ka hasur në pije të gazuara të cilat dyshohet se janë me afat të skaduar.
Sipas videos të dërguar nga sinjalizuesi, shihet se ngjyra e pijeve të gazuara ka ndryshuar çka ngrit dyshime për prishje të produktit.
Pavarësisht se pijet e gazuara dyshohet se janë të prishura, ato nuk janë larguar nga rafti i shitjes, madje, shiten me çmimin e tregut.