Shqipe Mehmeti-Selimi e LV-së: Bashkë do ta bëjmë ndryshimin
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, është duke vazhduar fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në një takim në Llashticë të Gjilanit, ajo ka thënë se entuziazmi për fitoren e Vetëvendosjes është duke u parë në çdo takim e bisedë me qytetarë.
“Entuziazmi po shihet kudo në tubimet tona. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin. ‘Krejt dhe drejt’. Me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ndërsa në një takimet që ka pasur në fshatin Smirë, Vërban dhe Sadovinë e Jerlive, Mehmeti-Selimi, ka thënë se vullneti i qytetarëve për ndryshim është i madh.
“Përkrahësit po i takojmë në grupe të vogla, por vullneti i tyre për ndryshim është më i madh se kurrë”.
Në fshatin Smirë, u kthyem prapë sot, për herë të dytë brenda ditës. Sepse takimet me gra bëjnë jehonë. Vazhduam për Goshicë pastaj, për ta përfunduar këtë javë e për të filluar javën e re, plot angazhim, plot dëshirë, deri në referendumin e madh!”, ka shkruar Mehmeti Selimi, raporton “Epoka e re”.
Shqipe Mehmeti-Selimi është bashkëshortja e Rexhep Selimit, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
Në listën e Vetëvendosjes për deputet, Mehmeti-Selimi mban numrin 10-të, të cilin dukur e mbante bashkëshorti i saj, Rexhep Selimi.